Kryeministri i Izraelit zotohet për “rritje të presionit” ndaj Hamasit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar të martën për të rritur presionin ndaj Hamasit në Gazën e shkatërruar prej luftës, pasi Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar shifrën e lartë të viktimave civile në sulmet e fundit.
Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Netanyahu e ka mbrojtur qasjen e Izraelit në luftën që zhvillohet tash e më shumë se nëntë muaj, duke thënë se “Hamasi është nën presion”.
“Ata po përballen me presion në rritje sepse po i lëndojmë, po eliminojmë komandantët kryesorë dhe mijëra terroristë. Ata janë nën presion për shkak të kërkesave tona të qarta, pavarësisht gjithë presionit”, ka thënë ai, si duket si referencë për shqetësimet ndërkombëtare për shifrën e viktimave civile në Gazë.
“Kjo është saktësisht koha për të rritur edhe më shumë presionin, për t’i kthyer në shtëpi të gjitha pengjet – të gjalla dhe të vdekura – dhe për të përmbushur të gjitha objektivat e luftës”, ka thënë Netanyahu.
Komentet e tij vijnë teksa Izraeli ka rritur shkallën e sulmeve në territorin e rrethuar palestinez.
Sipas disa dëshmitarëve në Gazë, tri sulme ajrore kanë lënë më shumë se 40 persona të vdekur brenda një ore ditën e martë.
Në fundjavë është raportuar të jenë vrarë më shumë se 90 persona, si pasojë e bombardimeve izraelite në zona të sigurta.
Netanyahu ka thënë se në atë operacion është shënjestruar shefi ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif dhe njëri prej zëvendësve të tij.
Lufta e nisur më 7 tetor të vitit të kaluar është nxitur prej Hamasit, pasi militantët e grupit kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë, shkruan REL.
Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë.
Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin.
Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve