Kryeministri irlandez kërkon falje për vdekjen e 9 mijë fëmijëve në jetimore

13 Janar 2021 | 21:38

Më shumë se dy dekada pasi tmerri i shtëpive të strehimit për “nënat dhe fëmijët e tyre” përfundoi, Irlanda ka kërkuar zyrtarisht falje për një nga kapitujt më të errët të historisë së saj.

“Kërkoj ndjesë për gabimet dhe vuajtjen e nënave irlandeze dhe fëmijëve të tyre të cilët ishin të detyruar të jetonin në shtëpitë e strehimit. Siç e nënvizon edhe komisioni parlamentar, ato nuk duhet të përfundonin aty. Kërkoj ndjesë për stigmatizimin dhe paragjykimin e bërë ndaj tyre dhe dua të nënvizoj që ato ndodheshin në ato institucione për shkak të të tjerëve dhe se ato nuk kishin asnjë lloj faji dhe nuk kishin bërë asnjë lloj akti mbi të cilin duhet t’i vinte turp”, shprehet Micheal Martin, kryeministër i Irlandës.

Një hetim 5-vjeçar i publikuar ditën e martë zbuloi se rreth 9 mijë fëmijë humbën jetën në jetimoret shtetërore midis viteve 1922 dhe 1998 nga kushte të papërshtatshme strehimi, keq-ushqyerja dhe sëmundjet.

“Ky është holokausti ynë, apo jo? Në Gjermani ndodhi holokausti kundër hebrenjve, por shtëpitë e strehimit të nënave dhe fëmijëve ishin holokausti ynë”, tha Carmel Larkin, e mbijetuar.

56 mijë nënat e pamartuara dhe fëmijët e tyre nuk kishin zgjidhje tjetër veç se të strehoheshin në këto institucione, ku vuajtën një listë të gjatë abuzimesh, çka solli dhe mesataren e lartë të vdekshmërisë së foshnjave, gati dy-fish më të lartë se sa mesatarja kombëtare në këtë periudhe. Edhe pse autoritetet në atë kohë ishin në dijeni, nuk u mor asnjë masë për përmirësimin e kushteve të jetimoreve.

“Ata përdorin terma të përgjithshme, nuk përmendin fjalë si “adoptim të detyrueshëm, adoptim të jashtëligjshëm, ata po thonë se nuk kanë gjetur prova që se jetimoret kanë qenë të përfshira në adoptime të jashtëligjshme. Por, unë kam prova konkrete mbi këtë fakt”, thotë Susan Lohan, kryetare e Aleancës së të Drejtave të Adoptimit.

Duke marrë parasysh që nuk është e mundur që këto viktima të kompensohen financiarisht, publiku shpreson që ndjesa zyrtare nga Kryeministri dhe sqarimi i mëtejshëm i asaj që ka ndodhur do të sjellë sadopak lehtësim për familjet e viktimave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026