Kryeministri italian bën thirrje që finalja e EURO 2020 të mos mbahet në Londër

22 Qershor 2021 | 09:14

Kryeministri italian Mario Draghi ka bërë thirrje që finalja e kampionatit EURO 2020 të mos mbahet në Londër për shkak të përhapjes së variantit Delta.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kancelaren Angela Merkel në Berlin, Draghi iu tha gazetarëve se do të “sigurohet që finalja e kampionatit europian nuk do të mbahet në një vend ku infeksionet po shtohen me shpejtësi”.

Britania regjistroi më shumë se 10.630 raste të reja të hënën, ndërsa autoritetet shëndetësore pohojnë se 90% e tyre përkojnë me variantin Delta, i cili mendohet se është rreth 60% më ngjitës.

Kryeministri, Boris Johnson është detyruar të shtyjë heqjen e masave kufizuese edhe për një muaj, teksa u shpreh i gatshëm që disa prej ndeshjeve kyçe të luhen jashtë vendit, duke thënë se prioritet mbetet “shëndeti publik”.

Burime konfirmuan për agjencinë e lajmeve AFP se UEFA po konsideron zhvendosjen e gjysmëfinales dhe finales nga Uembli në Budapest, i vetmi kryeqytet që nuk ka vendosur masa për kapacitetet e tifozëve në stadium.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026