Kryeministri izraelit Netanyahu do të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zhvillojë një takim me Presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të hënën, vizita e tij e dytë që nga inaugurimi i Trump-it në janar.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe një zyrtar izraelit konfirmuan takimin, pas rinovimit të fushatës ushtarake të Izraelit kundër Hamasit në Gaza muajin e kaluar, pavarësisht përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar një armëpushim të ri.
Përveç situatës në Gaza, mësohet se dy liderët pritet të diskutojnë edhe çështje ekonomike, duke përfshirë tarifat që ka vendosur Trump, për të cilat Netanyahu ka bërë përpjekje të shmangë një rritje tarifash për eksportet izraelite në SHBA. Në prag të njoftimit të tarifave, Netanyahu kishte anuluar tarifat doganore izraelite për produktet amerikane, por nuk ka pasur përfitime të dukshme deri tani.
Sipas mediave të huaja, vizita e Netanyahu-s nënvizon gjithashtu ndryshimin e pozicionit të Izraelit në politikën e SHBA-së që nga rikthimi i Trump në pushtet.
Trump ka ofruar mbështetje të fortë për Izraelin, duke e ftuar kryeministrin izraelit si liderin e parë të huaj në Shtëpinë e Bardhë pas fillimit të mandatit të tij të dytë.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë