Kryeministri Johnson pritet të njoftojë shtyrjen e datës së rihapjes
Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të njoftojë shtyrjen e heqjes së kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ashtu siç qe planifikuar më parë për në datën 21 qershor.
Johnson iu tha mediave të dielën se qeveria po “sheh me vëmendje të dhënat”.
Ministri i Jashtëm Dominic Raab theksoi se qeveria kërkon të shmangë heqjen dhe rivendosjen e herëpashershme të masave gjatë një interviste për BBC.
“Duhet të orientohemi nga të dhënat dhe faktet”, teksa theksoi rëndësinë e “lidhjes kritike” që ekziston midis përhapjes së virusit dhe shtrimeve në spital si “çështjen më të rëndësishme për momentin”.
Plani prej katër hapash i Anglisë për të hequr kufizimet e mbetura mbi bizneset, përfshi baret, restorantet dhe klubet e natës, si dhe një sërë ceremonish si dasma e funerale, pritej të hynte në fuqi më 21 qershor.
Por nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar po përjeton një valë të re infektimesh, kryesisht si pasojë e variantit Delta.
Britania regjistroi 7,500 raste të reja të dielën, rreth 50 për qind më shumë se javën e shkuar.
E kjo vjen pavarësisht shkallës së lartë të vaksinave të administruara në vend me rreth 78.9 për qind të popullsisë që kanë marrë të paktën një dozë, e 56 për qind të tjerë të imunizuar.
Autoritetet britanike kanë thënë se varianti – i cili u shfaq për herë të parë në Indi – është rreth 60 për qind më ngjitës dhe tani përbën 90 për qind të rasteve të reja në vend. Ata gjithashtu theksuan se vaksinimi shmang format e rënda të sëmundjes, por jo infektimin apo parandalimin e përhapjes tek të tjerët.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta