Kryeministri kroat Andrej Plenković diagnostikohet me COVID-19
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković ka rezultuar pozitiv me COVID-19, dy ditë pasi bashkëshortja e tij u diagnostikua me virusin.
“Për momentin kryeministri ndihet mirë dhe do vazhdojë të ndjekë detyrimet e tij nga shtëpia”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Marko Milic.
Andrej Plenković është vetizoluar menjëherë pasi gruaja e tij mësoi se ishte infektuar me coronavirus dhe do të qëndrojë në karantinë për 10 ditë.
Kroacia po përballet me shifra të larta infektimesh të reja, teksa të hënën regjistroi një rekord prej 74 viktimash.
Vendi regjistron 130 mijë raste me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë, ndërsa numri i viktimave është 1.786.
Edhe ministri i Shëndetësisë, Vili Beros, është diagnostikuar së fundmi pozitiv me COVID-19, ndërsa të hënën është kthyer në detyrë.
Rreth 2.300 qytetarë janë shtrua në spitalet e vendit, prej të cilëve 255 në terapi intensive.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta