Kryeministri Mitsotakis akuzohet për shkelje të masave kufizuese
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, akuzohet se ka shkelur masat kufizuese gjatë fundjavës, pas disa fotove që kanë dalë në rrjete sociale ku ai shfaqet me motor në një zonë malore.
Në pamjet që qarkullojnë në rrjtetet sociale, Mitsotakis shfaqet pa maskë dhe duke mos respektuar rregullat e distancimit fizik së bashku me pesë motoristë në tjerë në malin Parnitha, 45 kilometra në veri të Athinës.
Partia opozitare e majtë, Syriza, akuzon kryeministri për “shkeljen e masave anti-COVID” ndërkohë që qytetarëve iu kërkohet “përgjegjësi individuale” si dhe të respektojnë masat.
“Ti po sillesh sikur jeton në një botë tjetër” është shprehur ish-kryeministri Alexis Tsipras në parlament gjatë së enjtes.
Kreu i Sirizës gjithashtu akuzoi kryeministrin për “mungesë ndjeshmërie ndaj popullit të cilëve nuk iu lejohet të dalin nga shtëpitë e tyre”.
Euronews ka kontaktuar zyrën e kryeministrit për ta pyetur mbi këto pretendime por nuk ka marrë ende një përgjigje.
Në Greqi, ushtrimet fizike janë një arsye e pranueshme për të dalë nga shtëpia megjithatë ato duhet të kryhen pranë shtëpisë, ndërsa shkelja e kësaj mase dënohet me gjobë deri në 300 euro.
Greqia e ka shtyrë afatin e karantinës deri në 14 dhjetor.
Mbi 2.700 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në Greqi që prej fillimit të pandemisë, ndërsa vendi regjistroi rreth 1.900 raste të reja gjatë së enjtes.
Lexoni gjithashtu
- Masat kufizuese në Greqi, qeveria vendos të zgjasë periudhën e izolimit
- Greqia shtyn afatin, pika kufitare e Kapshticës do jetë e mbyllur deri më 14 dhjetor
- Ushtria greke ngre njësi spitalore lëvizëse në Selanik, 50 shtretër më shumë për të infektuarit
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta