Kryeministri Rama viziton fabrikën “Selita”, investim me vlerë 20 milionë dollarë

24 Qershor 2021 | 14:00

Në një nga shpatet malore prapa Malit të Dajtit, grupi “Kastrati” dhe “Blu Imperial” kanë zhvilluar një projekt për të ndërtuar një fabrikë të re të ujit “Selita”. Investimi kap vlerën e 20 milionë dollarëve dhe ky investim bën të mundur ruajtjen e freskisë dhe vlerave të ujit.

Për të parë nga afër këtë investim, kryeministri Edi Rama vizitoi ambientet e fabrikës, e cila siguron një proces të automatizuar dhe ka një teknologji të avancuar. Rama u njoh edhe me disa nga 50 teknikët e fabrikës, të cilët treguan se stabilimenti është me kapacitet mbi 300 mijë shishe plastike dhe 100 mijë shishe qelqi në ditë.

Kryeministri komplimentoi investitorët dhe e konsideroi këtë investim si shembull cilësie. Për të ruajtur vlerat natyrore të këtij uji, në fabrikën “Selita” është instaluar teknologjia e kompanisë KRONES AG, një kompani e njohur për sa i përket sistemeve të dedikuara për mbushjen dhe ambalazhimin e pijeve.

Përfaqësuesi i kompanisë veçoi disa risi teknologjike të projektit “Selita”, si filtrat e avancuara, linjën e ripërdorimit të shisheve të qelqit dhe një sistem të dedikuar për uljen e konsumit të elektricitetit.

Vendburimi i Selitës është certifikuar për ujin e tij të pijshëm që në fillim të viteve 1950. Përtej konsumit nga popullata lokale e fshatrave Qafmollë apo Shëngjergj, prej disa dekadash ky burim vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm edhe qytetin e Tiranës. Një investim i tillë nderon trashëgiminë kulturore të këtij burimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026