Kryeministrja japoneze takon Trump, kërkon lidhje më të ngushta me Evropën
Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi pritet të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpia e Bardhë këtë të enjte, duke u bërë liderja e parë nga G7 që viziton SHBA-të pas tensioneve të fundit lidhur me sigurinë në Ngushticën e Hormuzit.
Fundjavën e kaluar, Trump u kishte kërkuar aleatëve, përfshirë Japoni, të kontribuonin në operacionet për zhbllokimin e kësaj rruge të rëndësishme detare duke dërguar anije ushtarake. Megjithatë, pasi disa vende refuzuan, ai deklaroi në rrjetet sociale se SHBA-të nuk kishin më nevojë për ndihmën e aleatëve, përfshirë vendet e NATO, si dhe Japoninë, Australinë dhe Korenë e Jugut.
E pyetur në Parlament për këto komente, Takaichi u shpreh se synon të zhvillojë “diskutime të thella” me Trump mbi situatën në Iran dhe zhvillimet globale. Ajo theksoi se situata është dinamike dhe se mesazhet nga pala amerikane kanë ndryshuar vazhdimisht ditët e fundit.
Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet