Në cilat shtete të botës do të lindin 1,000 bebet e ardhshme?

4 Shtator 2022 | 18:45

Çdo 4 minuta, rreth 1,000 foshnja lindin në të gjithë globin. Por nga cilat shtete kanë më shumë gjasa të vijnë statistikisht këto foshnje?

Duke përdorur të dhëna nga CIA World Factbook, kjo grafikë e ndërtuar nga Pratap Vardhan, paraqet një pamje demografike të popullsisë globale, duke treguar se cilat vende kanë më shumë gjasa të mirëpresin 1,000 foshnjat e ardhshme bazuar në vlerësimet mbi popullsinë dhe normat e lindjeve për vitin 2022.

1.000 foshnjat e ardhshme, sipas shtetit

Duke marrë parasysh se India ka një popullsi prej afro 1.4 miliardë banorësh, nuk është e habitshme që ajo të renditet e para në listë.

Nga çdo 1.000 foshnja të lindura, ky vend në Azinë Jugore përbën afërsisht 172 prej tyre.

Vlen të përmendet se, ndërsa India renditet në vendin e parë në listë, shkalla e lindjeve në vend (që është numri i përgjithshëm i lindjeve në vit për 1000 banorë) është në fakt pak më poshtë mesatares globale, në 16.8 krahasuar me 17.7 përkatësisht.

Kina, e cila vjen e dyta në listë, është e ngjashme me Indinë, me një popullsi të lartë, por gjithashtu me normë relativisht të ulët të lindjeve. Nga ana tjetër, Nigeria, e cila renditet e treta në listë, ka një normë lindjeje që është gati dyfishi i mesatares globale, në 34.2.

Shteti Rajoni Lindjet për çdo 1.000 bebe në botë
​ India Azia 171.62 nga 1.000
 Kina Azia 102.84 nga 1.000
 Nigeria Afrika 56.50 nga 1.000
 Pakistan Azia 47.23 nga 1.000
Republika Demokratike e

Kongos

Afrika 31.90 nga 1.000
 Indonezia Azia 31.20 nga 1.000
 SHBA Amerika 30.42 nga 1.000
 Etiopi Afrika 25.44 nga 1.000
 Brazil Amerika Latine 22.27 nga 1.000
 Bangladesh Azia 21.52 nga 1.000

 

Pse niveli i lindjeve në Nigeri është kaq i lartë?

Ka disa faktorë, por një arsye kryesore është fakti se ekonomia e Nigerisë është ende në zhvillim dhe renditet e 131-ta globalisht për sa i përket PBB-së për frymë. Për më tepër, qasja në arsim për gratë nuk është ende aq e përhapur sa do të duhej të ishte, dhe studimet tregojnë se kjo është e lidhur ngushtë me normat e larta të lindjeve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026