Ku do të luhet finalja e ‘Euro 2020’? Shqetësime në Britani nga përhapja e variantit Delta të COVID-19
Polonia do të vendosë një karantinë të detyrueshme shtatë-ditore për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Britania, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Delta të coronavirusit.
Rregulli zbatohet edhe nëse individi ka një rezultat negativ të testit para mbërritjes. Detyrimi i karantinës nuk do të zbatohet për ata që kanë marrë dozat e nevojshme të vaksinës.
Ndërkohë, OBSH ka ngritur shqetësime në lidhje me lehtësimin e kufizimeve kundër COVID-19 në qytetin ku zhvillohen ndeshjet e Euro 2020.
Ky shqetësim vjen ndërsa qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se do të lejojë më shumë 60,000 tifozë në Wembley, në Londër për finalen e turneut.
Në Kushtet kur në Britani ka pasur një rritje të të prekurve me variantin Delta, është kërkuar që ndeshja finale të luhet në një tjetër shtet.
Kancelarja Gjermane Angela Merkel ka mbështetur idenë se Mbretëria e Bashkuar duhet të marrë masat e nevojshme kundër variantit Delta të virusit, që është varianti i cili fillimisht u përhap në Indi.
“Nuk mendoj se do të ishte ide e mirë që mbushim stadiume atje dhe unë mbështes të gjitha përpjekjet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur masat e nevojshme higjienike. Është në qarkullim varianti i virusit, që do të thotë se udhëtimi do të jetë shumë i kufizuar”, u shpreh Angela Merkel.
Për ata që mund të udhëtojnë, ndoshta duke kërkuar diellin, COVID-19 është thuajse i largët dhe nuk mund të ndalë planifikimin e pushimeve.
Ishulli i Majorka i Spanjës është i hapur për turizmin, por autoritetet lokale po i paraprijnë çdo skenari dhe kanë kthyer një hotel në një vend karantine për t’u kujdesur për këdo që rezulton pozitiv me virusin gjatë qëndrimit të tij në atë vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta