Ku qëndron Biden dhe Trump, rezultati i votave në shtetet vendimtare për fitoren
Vijon gara midis kandidatit demokrat Joe Biden i cili vijon të thellojë përparësinë ndaj presidentit Donald Trump.
Pensilvania ka përditësuar shifrat më të fundit të votave, ku Biden është në avantazh ndaj Trump e nëse kjo vazhdon ai do të mund të marrë 20 votat elektorale që duhen për të mbërritur në Shtëpinë e Bardhë.
Numërimi i votave në Filadelfia dhe Alegeni, një qark i cili ka një numër të lartë votash, do të nisë për afro një orë.
Aktualisht, Biden po kryeson me 0.4 për qind e nëse ai arrin në 0.5 për qind atëherë shmang pragun që kërkon rinumërimin e votave.
Të shtunën në mëngjes, Biden ishte në përparësi në Pensilvani me mbi 27 mijë vota dhe në Nevada me 22 mijë.
Ndërsa në Xhorxhia, edhe pse Demokrati është në avantazh, ka një diferencë prej vetëm 4 mijë votash në një shtet që ka votuar tradicionalisht për Republikanët.
Biden ka aktualisht 264 vota elektorale dhe nëse fiton në Nevada ai do të kapë 270 votat e nevojshme për të fituar.
Por numërimi në Nevada po merr shumë kohë, me vetëm 87 për qind të votave të raportuara.
Një rrugë më e shkurtër për Biden drejt presidencës do të ishte përmes fitores së Pensilvanisë, e cila ka numëruar 99 për qind të votave dhe ka 20 vota elektorale.
Përse po zgjatet kaq shumë numërimi i votave në Nevada?
Zyrtarët e shtetit thonë se po përqendrohen që procesi të jetë sa më i saktë pas një prurje masive votash me postë.
“E kemi deklaruar që më parë që rezultati mund të kërkojë të paktën 10 ditë”, tha zëdhënësja e Sekretarit të Shtetit Jennifer A. Russell.
Në gusht, shteti miratoi një ligj që do të lejonte të gjithë votuesit aktivë që të dërgonin votat e tyre me postë me shpresën për të mos u bërë shkak për përhapjen e COVID-19.
Votat që datojnë në ditën e zgjedhjeve do të quhen të rregullta edhe nëse ato mbërrijnë deri në 7 ditë pas 3 nëntorit, pra të martën.
Lexoni gjithashtu
- Live Blog: Biden iu thotë mbështetësve: Do ta fitojmë garën
- Zgjedhjet në SHBA. Biden deklaron fitoren, Trump paralajmëron për betejë ligjore
- Fillojnë festimet në disa qytete të SHBA në pritje të rezultatit të zgjedhjeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta