Kuba kërkon ndihmën e SHBA, uragani Ian ‘lë’ ishullin pa energji elektrike

1 Tetor 2022 | 08:44

Qeveria e Kubës, ka bërë një kërkesë të rrallë për ndihmë urgjente nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden, pasi uragani Ian shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë ishullin prej 11 milionë banorësh.

Stuhia, e cila ka prekur edhe bregutn juglindor të SHBA-së, goditi Kubën të martën dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike, dëmtimin e banesave dhe shkatërrimin e kulturave bujqësore.

Uashingtoni vlerësoi se autoritetet kubane do t’i jepnin përparësi spitaleve, pompave të ujit, kanalizimeve dhe infrastrukturës tjetër jetike, nëse administrata Biden do t’i përgjigjej në mënyrë të favorshme një kërkese të pazakontë për ndihmë nga Havana, shkruan Euronews Serbia.

Presidenti Biden ka premtuar për një riangazhdim me Kubën, pas vitesh tensionesh midis Havanës dhe Uashingtonit.

Por, vitin e kaluar në korrik, në ishull u mbajtën mitingje antiqeveritare, më të mëdhatë që nga revolucioni i ish-udhëheqësit kuban Fidel Castro në 1959.

Policia më pas arrestoi më shumë se 1000 njerëz, sipas vlerësimeve të organizatave të të drejtave të njeriut, dhe qindra protestues mbeten në burg.

Kjo goditje e policisë ndaj protestave në Kubë çoi në vendosjen e sanksioneve nga SHBA ndaj zyrtarëve kubanë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026