Kufizime gjatë festave në Itali, ministri i Shëndetësisë: Vaksina anti covid-19 do të jetë falas

2 Dhjetor 2020 | 12:18

Qytetarët italianë do ta kenë të ndaluar që gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri të lëvizin mes rajoneve.

Është ky vendimi më i fundit i qeverisë italiane për të parandaluar që gjatë festave të përkeqësohet situata nga COVID 19.

Ndalimet do të jenë në fuqi nga 4 dhjetori deri ne 6 janar. Dyqanet në zonat e kuqe do të lejohen të hapen përsëri, por shtetrrethimi do të jete ne fuqi,  baret dhe restorantet do te vijojne te mbyllen në oren 18:00.

Sa i përket aksesit në vaksina ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza bëri me dije se programi i vaksinimit nis në muajt e parë të vitit 2021 dhe vaksina do të jetë falas.

Prioritet do të kenë grupmoshat e moshuara.

Ministri Speranca theksoi se qeveria ka mundësinë për të blerë 202 milionë vaksina anti COVID- 19.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026