Kufizimet e COVID-19 dhe sezoni turistik në “Ilva Now”
Kufizimet prej COVID-19 dhe ndikimi në sektorin e turizmit ishin temë e emisionit “Ilva Now” në Euronews Albania ku ekspertë të ndryshëm dhanë opinionet e tyre se si mund të jetë sezoni i ardhshëm turistik.
Zëvendësministrja e Turizmit Ornela Çuçi tha se këtë vit pritet që qendrat shëndetësore në pikat turistike të bregdetit të mundësojnë edhe teste të shpejta për COVID-19 për rastet e dyshuara për infeksion. Kjo parashikohet si masë paraprake për të garantuar qëndrueshmërinë e situatës së pandemisë nga sezoni turistik.
Lexo më shumë: Zv/ministrja Çuçi: Testet e shpejta në qendrat shëndetësore të bregdetit, një nga masat për turizmin
Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) pret nga qeveria që ta ndihmojë sektorin e turizmit me lehtësira fiskale, lehtësira që sipas zëvendësministres së Turizmit janë mundësuar.
Matilda Naço, drejtore ekzekutive e ATA, tha se qeveria nuk ka njësuar taksat që i aplikohen restoranteve me ato që u aplikohen hoteleve. Zëvendësministrja e Turizmit Çuçi replikoi se nga qeveria është ndërhyrë në sistemin e taksave për turizmin duke ulur nga 20% në 6% tatimin për akomodimin në hotele.
Por Znj. Naço u përgjigj se kjo nuk aplikohet për restorantet duke i lënë jashtë skemës mbështetëse.
Lexo më shumë: Taksat dhe masat kufizuese shqetësojnë sektorin e turizmit përpara sezonit veror
Ekspertja e turizmit Flora Xhemani Baba tha se sezoni turistik i kësaj vere do të ketë dyfishin e vizitorëve në krahasim me vitin e kaluar. Znj. Baba tha se turistët e huaj kanë nisur të vijnë ndërsa dyndja pritet nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Lexoni më shumë: Ekspertja e turizmit: Kanë nisur të vijnë turistët e parë nga Ukraina dhe Polonia
Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti tha se numri i shqiptarëve të Kosovës, që do zgjedhin të pushojnë në bregdetin e Jonit dhe Adriatikut, pritet të jetë goxha i lartë. Ai tha se shqiptarët e Kosovës nuk zgjedhin Shqipërinë thjesht për turizëm ujor, por edhe për turizmin kulturor.
Lexo më shumë: Kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë: Shpresojmë që pushuesit të zgjedhin Shqipërinë
Operatorja turistike Tatyana Bajraktari, e cila punon me turistë ukrainas, të cilët vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit turistik, por edhe në dimër, dha si informacion shumën që turistët ukrainas shpenzojnë në bazë javore. Sipas saj ata mund të shpenzojë rreth 800 euro në javë, pa përfshirë shpenzimet për të vizituar monumente kulturore, për t’u argëtuar apo për blerje.
Lexo më shumë: Tatyana Bajraktari: Një çift turistësh të huaj shpenzon rreth 800 euro në javë në Shqipëri
Sipas Ermal Sulajt, operator turistik në Greqi, Shqipëria duhet të përqendrohet më tepër në turizmin malor, kjo pasi për turizmin bregdetar ka konkurrencë të fortë nga vendet e rajonit.
Lexoni më shumë: Ermal Sulaj: Shqipëria duhet të përqendrohet më tepër te turizmi malor
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:30 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla