Kufizimet në ligjin e ri për policinë, francezët në protestë, Brukseli paralajmeron se media duhet të jetë e lirë
Lion ndodhet në Francën qendrore dhe është një nga shumë qytetet ku me mijëra njerëz dolën në rruge për të protestuar kundër një ligji të ri që shihet si kufizim i lirisë së shtypit, i njohur si “Ligji për siguri gjithëpërfshirëse”.
Ky është legjislacioni i fundit nga Presidenti Macron që ka për qëllim luftimin e krimit dhe terrorizmit. Por, ajo që ka zemëruar më shumë francezet është neni 24, i cili kriminalizon filmimin e punonjësve të policisë në detyrë, duke shfaqur imazhet e tyre ndërsa janë në aksion.
Qetësia e protestës në Lion ishte shumë larg nga 24 orët e mëparshme në Paris.
Policia u akuzua për përdorim të tepruar forcës ndërsa ishte duke shkatërruar një kamp të ngritur nga emigrante dhe aktivistë.
Evakuimi, i filmuar nga gazetarët, shkaktoi reagim duke kërkuar hetim të mëtejshëm. Ndërsa anëtarë të shoqërisë civile pretendojnë se ligji i ri do të lejojë që çdo agresion i ardhshëm policor të mos kontrollohet.
Projektligji tashmë ka kaluar lehtësisht votimin në dhomën e ulët të parlamentit francez. Qeveria thotë se ligji ka për qëllim të forcojë kompetencat e policisë dhe të sigurojë mbrojtje më të madhe për të gjithë oficerët.
Por, Brukseli ka paralajmëruar se “media duhet të jetë në gjendje të punojë e lirë”
“Vlerat evropiane shprehen qartë në traktatet evropiane dhe ne kërkojmë pavarësinë e drejtësisë, për lirinë e shtypit, për respektimin e pakicave. Për të respektuar po ashtu pavarësinë e institucioneve demokratike në cdo shtet.”, u shpreh Damian Ciolos, eurodeputet.
Ndërsa ligji i ri ka të ngjarë të rrisë popullaritetin e Macron në mesin e shumë votuesve, të majtët e kanë akuzuar Macron se po kënaq dëshirat e ekstremit të djathtë, teksa kërkon të rizgjidhet në zgjedhjet presidencialet e vitit 2022.
Lexoni gjithashtu:
‘E keqja kaloi’, Macron njofton lehtësimin e masave nga kjo fundjavë
Policia largon me dhunë qindra emigrantë nga qendra e Parisit
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta