Kufoma alienësh në Meksikë? Zbulimi i veçantë pas 1 mijë vitesh
Dy trupa mbi 1000 vjeçare jashtëtokësore janë shfaqur për herë të parë përball kongresit meksikan për çështjen e ufove si dhe përballë gjithë botës.
Gjatë seancës dëgjuese, grupi i ekspertëve nën betim deklaroi se trupat nuk kishin lidhje në përbërjen e tyre me asnjë lloj specie tokësore.
Trupat jashtëtokësore, me gjymtyrë të gjata dhe me tre gishta, janë nënshtruar proceseve të ndryshme për të caktuar përbërjen, moshën dhe origjinën.
Të gjendur në kufi të Perusë pranë sitit arkeologjik të Nazkas, kufomat janë gjendur të fosilizuara nën shtresë tokësore e cila ka bllokuar dekompozimin e tyre.
Meksika nuk është i vetmi vend i interesuar mbi fenomenet jashtëtokësore. SHBA gjithashu ka mbajtur në korrik të këtij viti seancë dëgjimore në Kongres mbi çështjen e UFO-ve. Disa dëshmitar ishin gjithashtu të pranishëm në seancën dëgjimore të Meksikës.
Një prej tyre ishte edhe piloti amerikan Ryan Graves i cili dëshmoi më herët në korrik mbi dukuritë e jashtëzakonshme gjatë seancave stërvitore të trupave ajrore misterioze të zbuluara nga radarët.
Megjithatë, zbulimi nuk u shmang edhe nga skepticizmat të lidhura me autenticitetin e gjetjeve. Më herët shkencëtari Maussan është përballur me akuza mbi disa trupa të prezumuara jo humane, që më pas u identifikuan si mumje fëmijësh. Por të dhënat e zbulimeve dëshmojnë se mbi 30% të ADN-së së skeletëve është jo-humane.
Çështja e ekzistencës së UFO-ve, pas seancave në kongresin amerikan, ka ngjallur interes ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë