Kukulla e ‘Squid Game’ në një park në Korenë e Jugut, tërheq vizitorë të shumtë
Fansat e serialit “Squid Game” po i drejtohen një parku në Korenë e Jugut për të parë kukullën e serialit në përmasa reale.
Kukulla e quajtur Younghee, mbërriti në Parkun Olimpik të Seulit në fillim të kësaj jave për të festuar suksesin e shfaqjes.
E veshur me portokalli dhe të verdhë, zëri i saj i frikshëm dhe fëminor komandon lojën e parë vdekjeprurëse të dramës së mbijetesës, “Drita e kuqe, drita jeshile”.
Fansave tani u jepet shansi të luajnë versionin e tyre të raundit të parë, sigurisht pa pjesën e rrezikshme.
Vizitorët në park të martën luajtën me muzikë, lojën tradicionale koreane. Ideja është e thjeshtë, qëndroni pa lëvizur kur sytë e kukullës janë mbi ju dhe arrini në vijën e finishit në kohë.
Nga të vegjlit tek të rriturit e deri tek qentë, disa vizitorë të parkut u panë të veshur me tuta jeshile me numrin ‘456’, ngjashëm me veshjen e personazhit kryesor të shfaqjes, Gi-Hun.
Qindra mijëra njerëz në mbarë botën pritet të imitojnë lojën me kostumet e tyre të Halloween më 31 tetor.
“Squid Game” është parë nga 142 milionë familje që nga debutimi i tij më 17 shtator, duke ndihmuar Netflix të shtojë 4.38 milionë abonentë të rinj.
Kukulla do të ekspozohet në park deri më 21 nëntor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Seriali korean kryeson listën e shikueshmërisë në 80 vende
- ‘Squid Game’ një lojë që duhet të qëndrojë brenda ekranit, e rrezikshme për fëmijët
- “Squid Game” shton shitjet e veshjeve në Korenë e Jugut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta