Kukulla refugjate viziton Athinën, Amal në kërkim të nënës së saj, mesazh për të mbrojtur fëmijët
Kukulla gjigande, e cila përfaqëson një vajzë të re refugjate nga Siria vizitoi Athinën dhe eci në rrugët e kryeqytetit grek e rrethuar nga dhjetëra dashamirës. Vogëlushja kukull 9-vjeçare është në kërkim të nënës së saj në një udhëtim 8.000 kilometra.
Amal është pjesë e një përpjekjeje për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e fëmijëve refugjatë. Kukulla 3.5 metra e krijuar nga Kompania e Kukullave Handspring, filloi udhëtimi e quajtur ‘Ecja’ në Gaziantep, në Turqi në muajin korrik. Edhe në Greqi ajo u mirëprit me muzikë. Udhëtimi i Amalit të vogël, që filloi disa kilometra nga kufiri sirian, është një thirrje për vëmendje dhe mbështetje ndërkombëtare për fëmijët refugjatë.
“Mesazhi që ajo jep është mos na harroni, një mesazh që përfaqëson të gjithë të miturit e pashoqëruar, ne mendojmë se është një mënyrë e shkëlqyer përmes artit për të treguar sesi këta fëmijë duhet të vërehen dhe duhet të mbahen mend gjithmonë dhe të mbështeten”, – u shpreh një nga ideatorët e nismës.
Pas Greqisë, Amal e Vogël pritet të vizitojë Francën, Zvicrën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Britaninë e Madhe. Greqia ishte vija e parë e një krize emigrantësh në 2015 kur më shumë se një milion njerëz, shumica prej tyre sirianë, afganë dhe irakianë, mbërritën duke kërkuar strehim. Duke pasur frikë nga flukset e reja të emigrantëve nga Afganistani Greqia ka përfunduar një gardh 40 km në kufirin me Turqinë dhe ka vendosur një sistem të ri vëzhgimi për të ndaluar azilkërkuesit të vërshojnë drejt Evropës.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta