“Kumbari i fundit” kërkon lirinë, Messina Denaro në gjendje të rëndë shëndetësore
Matteo Messina Denaro, i etiketuar si “kumbari i fundit i mafias siciliane”, është shumë i sëmurë dhe me lejen e autoriteteve është nxjerrë nga qelia për t’u shtruar në spitalin e qytetit të Akuilas.
Sipas mediave italiane, bosi i Cosa Nostra-s, i prekur nga një tumor, është transferuar në qendrën spitalore nën masa të rrepta sigurie.
Avokatët e tij kanë kërkuar lirimin me argumentin se gjendja shëndetësore e tij është e papërshtatshme për regjimin e ashpër të burgimit.
“Për këtë arsye, ai duhet të lirohet menjëherë dhe të qëndrojë në spital”, ka deklaruar përfaqësuesi ligjor Alessandro Cerella për mediat italiane.
Bosi 61-vjeçar ishte personi më i kërkuar në Itali deri më 16 janar të këtij viti, kur u arrestua nga policia në qytezën siciliane Kampobelo di Macara, ku jetonte si i fshehur. Ajo çfarë ndihmoi autoritetet ta gjenin atë ishte pikërisht sëmundja e tij tumorale.
Për tre dekada me radhë, Denaro i kishte shpëtuar dënimit me burg për krimet e shumta që ka kryer, përfshirë masakrat e viteve ’92 dhe ’93. Ndërsa tani po vuan burgimin e përjetshëm.
Ai ishte operuar për një kancer në zorrën e trashë në vitet 2020 dhe 2022, përpara se të arrestohej. Gjithashtu në fund të qershorit, Drejtoria Italiane e Burgjeve e lejoi atë të linte qelinë për t’iu nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje kirurgjike.
LEXONI GJITHASHTU:
U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit