Kundër ligjit të sigurisë, aprovohet në Dhomën e Ulët të parlamentit francez, kërkohet të mbulohen imazhet e policëve
Lion ndodhet në Francën qendrore dhe është një nga shumë qytetet ku me mijëra njerëz dolën në rruge të protestojnë kundër një ligji të ri që shihet si kufizim i lirisë së shtypit, njohur si “Ligji për Siguri Gjithëpërfshirëse”, legjislacioni i fundit nga Presidenti Macron që ka për qëllim luftimin e krimit dhe terrorizmit.
Ajo që ka zemëruar më shumë francezet është neni 24 i cili kriminalizon filmimin e punonjësve të policisë në detyrë, duke shfaqur imazhet e tyre ndërsa janë në aksion.
Qetësia e protestës në Lion ishte shumë larg nga 24 orët e mëparshme në Paris. Policia u akuzua për përdorim të tepruar forcës ndërsa ishte duke shkatërruar një kamp të ngritur nga emigrante dhe aktivistë.
Evakuimi, i filmuar nga gazetarët, shkaktoi reagim duke kërkuar hetim të mëtejshëm. Ndërsa anëtarë të shoqërisë civile pretendojnë se ligji i ri do të lejojë që çdo agresion i ardhshëm policor të mos kontrollohet.
Projektligji tashmë ka kaluar lehtësisht votimin në dhomën e ulët të parlamentit francez.
Qeveria thotë se ligji ka për qëllim të forcojë kompetencat e policisë dhe të sigurojë mbrojtje më të madhe për të gjithë oficerët. Por Brukseli ka paralajmëruar se “media duhet të jetë në gjendje të punojë e lirë”.
“Vlerat evropiane shprehen qartë në traktatet evropiane dhe ne kërkojmë pavarësinë e drejtësisë, për lirinë e shtypit, për respektimin e pakicave. Për të respektuar po ashtu pavarësinë e institucioneve demokratike në çdo shtet,” – u shpreh Damian Ciolos, një eurodeputet.
Ndërsa ligji i ri ka të ngjarë të rrisë popullaritetin e Macron në mesin e shumë votuesve, të majtët e kanë akuzuar shefin e Elizesë se po kënaq dëshirat e ekstremit të djathtë teksa kërkon të rizgjidhet në zgjedhjet presidencialet e vitit 2022.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta