Kush do të pasojë Merkel? Tre kandidatët përballen në debat televiziv

13 Shtator 2021 | 19:51

Debati se kush do të pasojë kancelaren gjermane Angela Merkel po arrin pikën kulmore dy javë para zgjedhjeve të Bundestagut.

Social Demokrati Olaf Scholz arriti të fitojë në debatin televiziv të zhvilluar një ditë më parë pavarësisht sulmeve nga kundërshtari i tij Armin Laschet.

Konservatori këmnëguli tek strategjia e tij, si një lloj kërcënimi, të mundësisë së një aleance trepalëshe të SPD të Scholz me të Gjelbrit dhe të Majtën.

“Kjo është arsyeja pse duhet të jetë e qartë për të gjithë: kur ekziston mundësia, edhe kur ishit të renditur si parti të dytët  , ju do të ndërtonit një koalicion me partinë e Majtë”, tha Armin Lasche.

Ndryshimi i klimës ishte një tjetër temë kryesore e debatit. Scholz dhe Laschet akuzuan njëri -tjetrin se sollën pak ndryshime  gjatë viteve kur ishin në qeverisje së bashku, ose përmes mungesës së investimeve në energji të pastër apo edhe për shkak të burokracisë së panevojshme.

“E vërteta është se CDU/CSU tha se ne nuk kemi nevojë për më shumë energji elektrike. Nëse vazhdoni këtë politikë, do të kushtojë vende pune. Kjo është ajo që ju duhet të pranoni. Unë dua të rris nivelet e energjisë alternative dhe të aplikojmë propozimet  e mëparshme të cilat u refuzuan nga partia juaj”, deklaroi Olaf Scholz, kandidat i SPD.

Kandidatja e të Gjelbërve Annalena Baerbock n akuzoi të dy kandidatët  se ishin më shumë të shqetësuar për të bërë  shoë  sesa për gjetjen e zgjidhjeve dhe ajo bëri thirrje që Gjermania të heqë qymyrin gradualisht deri në vitin 2030.

“Sugjerimi im është që të investojmë 50 miliardë euro në vit për shembull në infrastrukturë, (zgjerimi i hekurudhave, turbinat me erë dhe panelet diellore). Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë do të bëhet vërtet e shtrenjtë dhe nuk do të jemi në gjendje të  paguajmë”, u shpreh Baerbock.

Kur popullariteti i CDU/CSU të Merkel  po shkon në rënie të lirë dhe kur SPD po rritet me 26% të mbështetje, sipas sondazheve,  ARmin Laschet i ka mbetur pak kohë për të ndryshuar situatën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026