Kush është Armin Laschet, avokati dhe gazetari që synon të pasojë Merkel si kancelar

26 Shtator 2021 | 10:26

Armin Laschet, kryeministri i shtetit më të populluar të Gjermanisë, Nordrhein-Westfalen është kandidati i CDU për të pasuar Angela Merkel në detyrën e kancelarit të Gjermanisë.

Laschet shpreson që kredencialet e tij si një menaxher i sprovuar dhe i besuar me pikëpamje centriste do të kompensojnë më shumë mungesën e karizmës personale.

Sidoqoftë, sondazhet e tregojnë se ai mbetet prapa rivalit të tij kryesor, kandidatit të Social- Demokratëve Olaf Scholz.

Në fillim të këtij muaji, Merkel në parlament bëri një thirrje të pasionuar ndaj votuesve gjermanë që të mbështesin Laschet, pasi një sondazh tregoi se mbështetja për konservatorët kishte rënë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.

Por premtimi i Laschet për “qëndrueshmëri” nuk po arrin të jehojë me votuesit e shqetësuar për ndryshimet klimatike, emigracionin dhe pandeminë COVID-19.

60-vjeçari me profesion jurist dhe gazetar, është një politikan gazmor dhe i përzemërt që flet me një theks rajonal dhe ndihet rehat duke theksuar bipartizmin dhe miqësinë. Laschet ka kërkuar të bashkojë krahun e majtë dhe të djathtë të partisë së tij.

Laschet kaloi gjashtë vjet në Bruksel nga 1999 deri në 2005, duke shërbyer si eurodeputet për Partinë Popullore Evropiane. Gjatë asaj kohe, ai u përqendrua kryesisht në politikën e jashtme, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe çështjet e buxhetit. Laschet herë pas here ka kritikuar qeverinë e Merkel, pasi nuk ka qenë shumë ambicioze në lidhje me Evropën. Sidoqoftë, ai përgjithësisht shihet si një pasues i politikave të Merkel.

Laschet konsiderohet nga disa kritikë si një person që mban një qëndrim të butë ndaj Rusisë së Vladimir Putin. Ai vlerësohet se ka një linjë të butë ndaj Kinës, pasi mbrojtja e industrive eksportuese gjermane ka qenë një nga shqetësimet e tij më të mëdha. Përtej Kinës dhe Rusisë, Laschet ka thënë se Gjermania nuk është lojtari gjeopolitik pasiv për të cilin SHBA dhe fuqitë e tjera shpesh ankohen. “Ne jemi aktivë ndërkombëtarisht”, ka theksuar Laschet.

Në vitet  2005-2010 Laschet ka ushtruar detyrën e ministrit për Gratë, Familjen dhe Integrimin në North Rhine-Westphalia. Gjatë detyrës së tij, Laschet formoi marrëdhënie të afërta me turqit në rajon dhe kontribuoi në miqësinë turko-gjermane.

Laschet është baba i tre fëmijëve. Në vitin 2017 ai u bë kryeministër i North Rhine-Westphalia, që ka numrin më të madh të banorëve në Gjermani, rreth 18 milionë. Ai u zgjodh kryetar i përgjithshëm i CDU-së më 16 janar 2021 dhe tanimë shpreson të jetë kancelar i Gjermanisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026