Kush është gruaja që u qëllua për vdekje në SHBA pasi hyri në Kapitol Hill?

7 Janar 2021 | 15:28

Ashli Babbitt, veterane e Forcave Ajrore, është një nga katër viktimat që shkaktuan trazirat e një ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ishte në krye t turmës që mësynë drejt Kapitol Hill për të protestuar kundër ardhjes në pushtet të presidentit të zgjedhur Joe Biden.

35-vjecarja u përlesh me trupat e Gardës Kombëtare, brenda sallës së Kongresit, gjë që nxiti forcat e policisë ta qëllonin.

Përpara se të niste protesta, ajo kishte postuar në rrjetet sociale mesazhe, të cilat mbështesnin pretendimet për manipulim të votave të presidentit në largim Donald Trump.

Ashli Babbitt, e cila jetonte në San Diego të Kalifornisë, kishte shërbyer në Afganistan dhe në Irak. Ish-bashkëshorti i saj është shprehur se ajo ishte një mbështetëse e flaktë e Donald Trump.

Policia ende nuk ka deklaruar më shumë të dhëna për sa i përket kësaj ngjarjeje. Identiteti i policit që qëlloi ndaj Ashli Babbitt akoma nuk është bërë publik.

Përplasjet shkaktuan edhe tre viktima të tjera, si dhe shumë të plagosur, mes të cilëve disa punonjës policie.

Lexoni gjithashtu:

Joe Biden konfirmohet president i SHBA

Mësymja e Kongresit, gazetarja e VOA: Uashingtoni ka shpallur gjendjen e shtetrrethimit

Facebook dhe Twitter pezullojnë presidentin Trump nga platformat e tyre

Kaos dhe dhunë në Kongresin amerikan, 4 persona humbën jetën pas përplasjes me policinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026