Kush janë të nominuarit e BAFTA 2023?
Disa nga filmat e preferuar të audiencës për vitin që lamë pas dhe ata që i kanë realizuar tashmë janë të nominuar për çmimet e British Academy Film Awards.
Elvis, Banshees of insherin dhe një sërë produktesh të tjera kinematografike garojnë ashpër mes të nomiuarve.
Përshtatja e romanit të vitit 1929 për Luftën e Parë Botërore, “All Quiet On The Western Front’’ është tashmë i nominuar për 14 çmime, duke përfshirë regjinë më të mirë, aktorin dytësor, skenarin e përshtatur, filmin më të mirë jo në gjuhën angleze dhe filmin më të mire.
Teksa komedia e errët “The Banshees of Inisherin” dhe komedia fantastiko-shkencore Everything Everywhere All At Once ” garojnë ashpër me njëra- tjetrën me 10 nominime .
Filmi më i mirë biografik pritet të ndahet mes biografisë së Elvis Presley-t, “Elvis” me nëntë nominime dhe TAR , me protagoniste Cate Blanchett si kompozitore-dirigjente Lydia Tar, me pesë nominime.
Në kategoritë e aktrimit, gjashtë yje irlandezë janë në garë për çmime përfshirë këtu Colin Farrell, Brendan Gleeson, Barry Keoghan dhe Kerry Condon. Natyrisht edhe shumë të tjerë.
Në kategorinë e regjisorit më të mirë, katër nga gjashtë të nominuarit janë Gina Prince-Bythewood (The Woman King), Todd Field (Tar), Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert (Everything Everywhere All At Once) dhe Edward Berger (All Quiet On The Western Front
Çmimet e filmit BAFTA do të mbahen të dielën më 19 shkurt në Sallën e Festivalit Mbretëror të Southbank Centre. Nën moderimin e aktorit Richard E Grant dhe Alison Hammond .
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit