Lamtumira e Donald Trump: Jam krenar, bëmë atë për të cilën erdhëm dhe shumë më tepër

20 Janar 2021 | 06:31

Rrugëtimi i Donald Trump si president i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës merr fund.

Në fjalimin e tij të lamtumirës ai u shpreh se ndërmori “beteja të vështira”.  

Trump i uroi fat pasardhësit e tij, por pa i përmendur asnjëherë emrin.

“Unë qëndroj para jush me të vërtetë krenar për atë që kemi arritur së bashku. Ne bëmë atë për të cilën erdhëm dhe shume me tepër. Këtë javë inaugurohet administrata e re dhe lutem për suksesin e saj duke ruajtur një Amerikë të sigurt dhe me prosperitet. I urojmë më të mirat dhe duam që edhe ata të kenë fat, është një fjalë kaq e rëndësishme”, tha Trump.

“Luftova për ju, luftova për familjet tuaja, luftova për vendin tonë. Mbi të gjitha luftova për Amerikën dhe gjithçka ajo përfaqëson. Ajo është e sigurt, e fortë, krenare dhe e lirë. Tanimë unë përgatitem të kaloj pushtetin tek një administratë e re që vjen në fuqi të mërkurën, por dua të dini se lëvizja që nisëm është thjesht fillimi”, tha ai më tej.

Siç është tradicionale për në president në largim, Trump në orët e fundit në zyrën ovale duhet të sigurojë edhe një sërë faljesh. 

Por, kjo nuk është trashëgimie e tij e vetme, ai do të mbahet mend si presidenti i parë i SHBA që inkriminohet dy herë. 

E madje edhe një nga aleatët e tij më të mëdhenj, kreu i republikanëve në Senat Mitch McConnell e cilësoi përgjegjës për trazirat e 6 janarit.

“Herën e fundit që Senati u mblodh, ne sapo kishim rimarrë Kapitolin nga kriminelë të dhunshëm të cilët u përpoqën të ndalonin Kongresin të bënte detyrën t. Turma ushqehej me gënjeshtra. Ata u provokuan nga presidenti dhe njerëz të tjerë të fuqishëm “, u shpreh Mitch McConnell

Në asnjë moment Donald Trump nuk e pranoi fitoren e Joe Biden. Ai do të shkojë në Florida dhe nuk merr pjesë në ceremoninë e betimit.

I pari president pas Andrew Johnon në vitin 1869 që refuzon pjesëmarrjen në inaugurimin e pasardhësit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026