Larg syrit të publikut, kush janë vajzat e presidentit Putin
Presidenti rus Vladimir Putin ka qenë gjithmonë heretik për të zbuluar identitetin e familjes së tij. Vajzat e tij morën vëmendje të veçantë pasi u sanksionuan nga SHBA.
Por, kush janë vajzat e shefit të Kremlinit dhe cili është roli i tyre?
Ato quhen Katerina Tikhonova, 35 vjeç dhe Maria Vorontsova, 36 vjeç. Të dyja janë vajzat e presidentit Putin dhe ish-bashkëshortes së tij Lyudmila, një ish-stjuardese. Ata u divorcin në vitin 2013.
Më e madhja, Maria Vorontsova studioi për biologji në Universitetin e Shën Petersburgut dhe mjekësi në Universitetin Shtetëror të Moskës. Ajo njihet ndryshe me emrin Masha dhe është akademike, e specializuar në sistemin endokrin.
Vorontsova drejton programe të financuara nga shteti që kanë marrë miliarda dollarë nga Kremlini në drejtim të kërkimit gjenetik dhe që mbikëqyren personalisht nga Putin.
‘BBC Rusia’ e identifikoi atë si bashkëpronare të një kompanie që planifikonte të ndërtonte një qendër masive mjekësore.
Vorontsova ka qenë e martuar me një biznesmen holandez, i cili sipas raporteve ka punuar për Gazprom.
Motra e saj, Katerina Tikhonova, njohur si Katya ka qenë shumë më afër syrit të publikut.
Ajo është një kërcimtare së bashku me partnerin e saj dolën të pestët në një event ndërkombëtar në 2013.
Tikhonova tani është në akademi dhe biznes, e njohur si një ekzekutive e lartë.
Ajo u shfaq në mediat shtetërore ruse në 2018 për të folur për neuroteknologjinë dhe në një forum biznesi në 2021.
Në një intervistë në vitin 2020, Putin zbuloi se kishte nipër, por nuk dha detaje të tjera duke theksuar se nuk jep informacione për familjen për arsye sigurie.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta