Muzeu i Luvrit rihap dyert për vizitorët e parë pas disa muajsh mbyllje
Pas mbylljes për thuajse tre muaj e gjysmë, muzeu i Luvrit hapi dyert për publikun e gjerë, por ndryshe nga zakonisht numri i vizitorëve ka rënë dukshëm, për shkak të masave të marra për ndalimin e përhapjes së Covid-19.
“Është një shans për të vizituar Luvrin pa pasur shumë njerëz përreth. Zakonisht ne presim më shumë se 30.000 vizitorë në ditë, në verë mund të arrijnë deri në 40.000, por tani ne e kemi limituar numrin e tyre në 7500 persona”, thotw drejtori Jean-Luc Martinez.
Vizitorët janë të detyruar të rezervojnë biletat dhe të respektojnë masat e sigurisë, përfshirë përdorimin e detyrueshëm të maskave.
“Jam shumë e lumtur sepse për mua muzeu i Luvrit është një nga muzetë më të mëdhenj dhe më të bukur në botë. Mund ta shohësh atë nëpërmjet internetit, por të futesh brenda dhe të shohësh veprat në realitet është një nga gjërat më të bukura në botë..”, shprehet Lamy Nicole, turiste nga Brukseli.
Problemi më i madh me të cilin do të përballet muzeu është mungesa e vizitorëve të huaj. 75% e vizitorëve vijnë nga SHBA dhe Kina, vende të cilat janë të bllokuara. Muzeu përmban 30.000 vepra arti dhe përgjatë izolimit ka humbur 40 milion euro.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje