Le Pen zotohet të mbrojë Francën nga emigrantët

6 Shkurt 2022 | 11:09

Liderja e së djathtës ekstreme të Francës, Marine Le Pen, fushata presidenciale e të cilës është tronditur nga braktisja e disa prej bashkëpunëtorëve të saj, u zotua gjatë një mitingu elektoral se do të kontrollojë me dorë të hekurt emigracionin.

“Dora ime nuk do të dridhet kur do të bëhet fjalë për të mbrojtur interesat e qytetarëve francezë. Dora ime nuk do të dridhet kurrë për të mbrojtur francezët nga pushtimi i emigrantëve”, tha Marine Le Pen.

Muajin e kaluar, mbesa e Le Pen, Marion Marechal, një figurë popullore në radhët e votuesve të së djathtës ekstreme, deklaroi se do të bashkohej me rivalin Eric Zemmour, të cilin e konsideroi një kandidaturë më të mirë.

Vetë Le Pen renditet e dyta dhe e treta në sondazhet e kryera, gjë që tregon një përplasje mes kandidatëve të së djathtës ekstreme, që synojnë të fitojnë në balotazh kundër presidentit Emmanuel Macron.

Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen

Ky i fundit udhëheq anketa dhe ka gjasa të sigurojë një mandat tjetër.

Dezertimet e fundit tregojnë se si strategjia e Le Pen për ta bërë partinë e saj më të pranueshme përballë votuesve të qendrës së djathtë po armiqëson mbështetësit e saj dhe e ka lënë atë pas rivalit Zemmour.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026