Lehtësimi i masave, Nju Jorku hyn në fazën e parë; rihapen bizneset dhe metrotë
Pas thuajse tre muaj bllokadë, Qyteti i Nju Jorkut hyri në fazën e parë të lehtësimit të kufizimeve të lidhura me Covid-19.
Plani i lejon një kategorie shitësish që të rihapin dyert e dyqaneve, si dhe rifillimin e punës për sektorin e ndërtimit, manifakturës dhe tregtisë së shitjeve me shumicë.
Industria e shitjeve në Nju Jork u godit rëndë nga epidemia e Covid-19, me bizneset e vogla që ndjenë më shumë efektet.
“Ka qenë e vështirë sepse biznesi nuk duhet ndalur. Të gjithë e dimë që ka qenë e vështirë. Qiraja nuk është e lirë këtu në Nju Jork”, thotë Tracey Morse, menaxhere dyqani.
Tani shitësit me pakicë mund të ofrojnë shërbimet e tyre, por problemi për dyqanet e vogla është se vuajnë mungesën online, gjë që e bën të vështirë për klientët të dinë se çfarë ka në stok.
Ndërkohë, mbi 30 mijë kantiere ndërtimi do të rihapen gjatë fazës së parë dhe rreth 400 mijë njujorkezë pritet të kthehen në punë brenda kësaj jave, shumica e të cilëve në ndërtim.
Zyrtarët e Autoritetit të Transportit Metropolitan deklaruan se shërbimi i metrove do të funksionojë në 95 për qind të kapaciteteve të para-pandemisë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta