Lehtësimi kufizimeve në Evropë, italianët shijojnë të qetë kafenë, protesta në Holandë: Më shumë liri

3 Maj 2021 | 07:42

Itali

Pas muajsh të tërë mbyllje, kafenetë në Venecia janë rihapur pasi vendi hyn tashmë në zonën e verdhë, çka do të thotë se rreziku nga COVID-19 është i ulët. Qeveria italiane përdori metodën e ngjyrave për të klasifikuar rajonet, por tanimë në pjesën më të madhe të shtetit fqinj janë lehtësuar masat kufizuese.

Sidoqoftë gjashtë rajone mbeten nën masa të rrepta, përfshire bashkinë e vogël Bella Farnia në Italinë qendrore, e cila sapo është cilësuar një zonë e kuqe pasi 80 persona u testuan pozitiv me Covid-19

Francë

Edhe Franca po shkon drejt rihapjes. Nga dita e sotme nuk ka më kufizime prej 10 km për udhëtuar larg  nga shtëpia . Tanimë nis edhe plani me katër faza i presidentit Macron, ndonëse numri i të infektuarve vijon të mbetet I lartë.

Spanjë

Pas 1 viti ndërprerje, rinis të marr jetë një nga pjesët më unike të kulturës spanjolle, ndeshjet me dema në Madrid. Në fundjavë u lejua që arena të mbushej deri në 40%, çka do të thotë se 6000 fansa ndoqën ndeshjen e parë. Atyre u ishin caktuar vendet e duhet të mbanin maska gjatë të gjithë kohës.

“Unë kam ardhur këtu që kur isha 10-vjeç, është diçka e pabesueshme. Nga viti i shkuar ishte një situatë e vështirë. Shpresoj që këtë vit të nisim me 100%”, shprehet Andres.

Holandë

Ndërsa në Holandë ndonëse masat kufizuese janë lehtësuar, vijojnë protestat kundër qeverisë që e akuzojnë për keqmenaxhim të pandemisë.

Rreth 1 mijë persona marshuan në rrugë në atë çka u cilësua ecja e lirisë. Ata kërkojnë lehtësim të menjëhershëm të të gjitha masave të cilat i konsiderojnë si antidemokratike.

Lexoni gjithashtu:

Vaksinimi në Francë | Personat mbi 18-vjeç do të jenë në gjendje të vaksinohen nga 15 qershori

Personat me kartë imuniteti në Hungari mund të frekuentojnë ambientet e mbyllura

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026