Lehtësohen masat anti-COVID në Evropë, Greqia nis vaksinimin e 30-vjeçarëve

28 Prill 2021 | 19:54

Shumë shtete evropiane kanë filluar lehtësimin gradual të masave kufizuese, teksa Greqia ka nisur vaksinimin e moshave nga 30 deri në 39 vjeç në një përpjekje për ti dhënë shtysë sezonit turistik që sapo ka nisur.

Greqi

Greqia ka nisur zyrtarisht vaksinimin e personave të fashës 30 deri në 39 vjeç në një përpjekje për të rritur turizmin gjatë kësaj vere. Më shumë se 60 mije shtetas grekë prenotuan online oraret e vaksinimit, pak orë pasi Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis bëri apel që edhe të rinjtë ta vaksinohen për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.

Holandë

Qeveria holandeze vendosi të martën lehtësimin e masave kufizuese, teksa baret dhe restorantet u hapën këtë të mërkurë për herë të parë pas 3 muajsh duke I dhënë fund një shtetrrethimi që kishte sjellë protesta dhe kontestime në shumë qytete të Holandës

Poloni

Në Poloni, Kryeministri Moraviecki bëri të ditur planin që kabinetit të tij për të lehtësuar gradualisht masat deri në datën 4 maj. Nga dita e hënë do të lejohet hapja e restoranteve dhe bareve në ambientet e jashtme, teksa kanë rifilluar aktivitetin e tyre edhe kinematë dhe sallonet e bukurisë

Spanjë

Nga data 20 qershor Spanja do të lançojë skemën kombëtarë të pasaportizimit të vaksinave. Vizitorët nga jashtë do të lejohen të hyjnë në gadishullin Iberik vetëm nëse arrijnë të provojnë se janë vaksinuat ose janë rikuperuar së fundmi nga Covid-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026