Lëvizja “Black Lives Matter”, protestuesit rikujtojnë 1-vjetorin e vrasjes së Breonna Taylor

14 Mars 2021 | 15:46

Në 1-vjetorin e vdekjes së Breonna Tayjor, familja e afro-amerikanes së vrarë nga policia vazhdon të bëjë thirrje për drejtësi, teksa qindra protestues u mblodhën në qendrën e qytetin të Luisville me thirrjet “pa drejtësi nuk ka paqe”.

Më pas familjarët e të ndjerës marshuan së bashku me demonstruesit drejt Bashkisë së Qytetit.

“Dua të them që e vlerësoj shumë dashurinë dhe mbështetjen për Breonna Tayjor dhe familjen e saj, veçanërisht këtu dhe në të gjithë botën”, tha njëri prej protestuesve.

26-vjeçarja afro-amerikane humbi jetën 13 marsin e kaluar pasi policia mësyu gabimisht në apartmentin e saj në kërkim të trafikantëve të drogës. Taylor, e cila ndodhej në apartament së bashku me të dashurin e saj u godit 5 herë nga plumbat e forcave të rendit.

Vdekja e Taylor nuk u trajtua shumë publikisht, për shkak edhe të Covid-19, por pas vrasjes së George Floyd dhe dëshmisë së partnerit të saj, Gjykata e Louisville hapi një hetim mbi çështjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026