Liderët e BE nënshkruajnë marrëveshjen tregtare historike me Britaninë e Madhe
Marrëveshja e shumëpritur post-Brexit është nënshkruar nga krerët e BE.
E quajtur zyrtarisht Marrëveshja Tregtare dhe e Bashkëpunimit BE-Mbretëri e Bashkuar, finalizimi i saj ka marrë muaj të tërë negociatash për t’u dakordësuar.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e nënshkruan të mërkurën në mëngjes në emër të Bashkimit Europian.
Marrëveshja do të dërgohet në Londër me një avion të Forcës Ajrore Mbretërore, ku kryeministri Boris Johnson do ta nënshkruajë për palën angleze.
Liderët europianë e mirëpritën marrëveshjen, duke e përshkruar atë si një çast me “rëndësi historike”, një “gurthemeli të rëndësishëm” dhe një “hap madhor përpara”.
Por shumëkush pret skeptik ndryshimet në marrëdhënien aktuale, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 janar.
Nënshkrimi i marrëveshjes të mërkurën vjen përpara se deputetët britanikë dhe ata europarlamentarë të votojnë për ta ratifikuar atë apo jo.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta