Lideri autoritar i Bjellorusisë Lukashenko viziton kundërshtarët e tij në burg
Presidenti autoritar i Bjellorusisë ka vizituar aktivistët e opozitës që ndodhen aktualisht në qeli pasi kundërshtuan rezultatin e zgjedhjeve.
Presidenti Lukashenko qëndroi rreth katër orë duke biseduar me kundërshtarët e tij politikë në një burg në Minsk, i cili i përket Komitetit të Sigurimit të Shtetit që mban ende emrin nga periudha sovjetike, KGB-ja.
Zyra e Lukashenkos tha se “qëllimi i presidentit është që dëgjojë opinionet e tyre”. Rreth 11 prej aktivistëve që u takuan me Lukashenkon janë anëtarë të forcës opozitare Këshilli i Koordinimit dhe Viktor Babariko, ish kreu i një banke të madhe ruse.
Babariko ishte kundërshtari i Lukashenkos gjatë zgjedhjeve por u përjashtuar nga gara dhe u arrestua në maj.
Dhuna policore mbi protestuesit paqësorë në ditët e para pas zgjedhjeve, ku mijëra qytetare u arrestuan e qindra të tjerë u dhunuan nga forcat e rendit, sollën reagim të menjëhershëm të ndërkombëtarëve.
Figura kryesore opozitare e Lukashenkos, Sviatlana Tsikhanouskaya, tha se vizita e presidentit vjen si pasojë e protestave të vazhdueshme dhe bëri thirrje që kjo të mos ndalojë deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.
“Me këtë takim, Lukashenko pranoi ekzistencën e të burgosurve politikë, të cilët më parë i quajti kriminelë”, tha ajo në një deklaratë. “Ndodhia e sotshme është rezultat i presionit tonë”.
Lexoni gjithashtu:
“Nuk kam frikë nga Rusia”, Tsikhanouskaya për Euronews: Fokusi të mbetet Bjellorusia
Bjellorusi, dhjetëra mijëra në protestë tetë javë pas zgjedhjeve
Bisedime jo të lehta në Samitin e BE: A do të ketë sanksione ndaj Bjellorusisë e Turqisë?
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta