Lideri i opozitës daneze: Grenlanda duhet të bisedojë me SHBA, pa Danimarkën
Grenlanda duhet të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara pa përfshirjen e Danimarkës, ka thënë të enjten lideri i opozitës në ishullin danez, Pele Broberg.
Ishulli arktik është duke shqyrtuar se si t’i përgjigjet përpjekjeve të presidentit Donald Trump që Shtetet e Bashkuara ta përvetësojnë ishullin.
Trump i ka shpeshtuar kërcënimet kohët e fundit për ta bërë Grenlandën pjesë të Amerikës, duke e ringjallur synimin që e kishte caktuar qysh në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë.
Grenlanda ndodhet në një pozicion strategjik midis Evropës dhe Amerikës së Veriut. Vendndodhja e bën atë pikë tejet të rëndësishme për sistemin amerikan të mbrojtjes kundër raketave balistike.
Burimet e saj të pasura minerare përputhen gjithashtu me qëllimin e Uashingtonit për ta zvogëluar varësinë nga Kina.
Ishulli është territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës. Ai i ka Parlamentin dhe Qeverinë e vet, por Kopenhaga gëzon autoritetin mbi punët e jashtme dhe për mbrojtjen.
“Ne i bëjmë thirrje Qeverinë sonë që realisht të zhvillojë dialog me Qeverinë e SHBA-së pa Danimarkën”, tha lideri i Naleraq-ut, partisë më të madhe opozitare dhe zëri politik më i spikatur për pavarësinë e Grenlandës.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta