Ligji i ri për bizneset, garanci sovrane dhe financim për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

23 Qershor 2021 | 12:18

Shqipëria është ndër të vetmet shtete, bashkë me Kosovën e Bosnjë Hercegovinën, ku nuk është dhënë asnjë mbështetje financiare direkte në formën e granteve për kërkime dhe zhvillim, të cilat ndikojnë në nxitjen e ekonomisë dhe rritjen e punësimit.

Por një projektligj i hartuar nga Ministria e Financave, synon zhvillimin, njëkohësisht edhe rimëkëmbjen e bizneseve që pësuan goditje nga pandemia.

Projektligji mundëson krijimin e një kuadri ligjor dhe institucional më të plotë, i cili iu përgjigjet nevojave të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.

Masat mbështetëse do të shkojnë për të gjitha ndërmarrjet, pavarësisht sektorëve ku operojnë.

Konkretisht, ndihmat janë kanalizuar në tre forma, mbështetje financiare nga buxheti i shtetit, mbështetje financiare nga donatorët vendas apo të huaj dhe garanci shtetërore të huasë, sipas ligjit në fuqi.

Përmes këtij stimulimi, parashikohet që të arrihen një sërë objektivash që lidhen me rritjen e numrit të bizneseve dhe punësimit.

Sipas strukturës dhe numrit të të punësuarve, Shqipëria regjistroi gjatë vitit 2020, 166 mijë ndërmarrje, ose 2000 më shumë se në vitin 2019.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026