Ligji i Teksasit për abortin nxit demonstrata masive në SHBA, kërkohet anulimi

3 Tetor 2021 | 08:59

Manifestues të shumtë marshuan në Uashington, Huston, Nju Jork dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara, për të kundërshtuar rritjen e kufizimit nga ana e shtetit për abortin dhe mbështetjen për të drejtën kushtetuese për ta kryer atë.

Rreth 660 demonstratat e mbajtura në Shtetet e Bashkuara u nxitën kryesisht nga një ligj i shtetit të Teksasit, që ndalon abortin në javën e gjashtë të shtatzënisë.

Masa, që hyri në fuqi muajin e kaluar, është më kufizuesja e miratuar ndonjëherë në vend.

Në Teksas, disa qindra persona u mblodhën për të denoncuar ligjin e njohur si “rrahja e zemrës”, i firmosur nga guvernatori Greg Abbott. Ai ndalon abortin pas konstatimit të aktivitetit kardiak tek embrioni, që zakonisht kërkon 6 javë.

Kjo ndodh përpara se shumica e grave të dinë se janë shtatzëna dhe më herët se kryerja e 90 për qind të aborteve.

Ligji mbështetet tek qytetarët sa i takon aplikimit të tij dhe nuk bën përjashtim në raste përdhunimi apo incesti, dhe vlerëson me 10 mijë dollarë nëse dikush padit autorët e një aborti ilegal.

Nëse ligji hidhet poshtë nga gjykata, aborti nuk do të mbrohet më me Kushtetutë, por shtetet do të jenë të lira të vendosin vetë nëse ta ndalojnë atë, ta kufizojnë, apo ta lejojnë pa kufizime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026