English

Ligji i Turqisë shqetëson BE-në: Kufizon lirinë e shprehjes dhe burgos kritikët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është imazhi i pakënaqësisë ndaj një ligji që forcon më tej kontrollin e shtypit dhe rrjeteve sociale në Turqi.

- Advertisement -

Një deputet i opozitës theu me çekiç telefonin e tij celular për të denoncuar ekzagjerimin e ligjit që në teori do të luftojë keqinformimin, por që në realitet do t’i hapë rrugë censurimit.

Ligji u miratua të enjten nga Parlamenti turk dhe të premten BE shprehu shqetësimin e tij.

“Druhemi se ky ligj do të kufizojë më tej lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e medias në Turqi. Jemi gjithashtu të shqetësuar për dispozitën e ligjit që parashikon burg për veprën penale të keqinformimin”, tha Peter Stano, zëdhënës i Komisionit Evropian.

Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e arbitraritetit në aspektin e përdorimit të kësaj vepre të re penale.

Ata janë gjithashtu të shqetësuar për efektet negative që ai mund të ketë tek mediat dhe tek ata që kritikojnë autoritetet, kur po afrojnë zgjedhjet e përgjithshme të 2023-shit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×