Ligji për Hong Kongun, SHBA kërcënojnë Kinën me sanksione

25 Maj 2020 | 10:15

Qeveria amerikane po kërcënon Kinën me sanksione nëse implementon ligjin për sigurinë kombëtare që i jep Pekinit kontroll mbi rajonin autonom të Hong Kongut.

Të dielën, disa mijëra demonstrues marshuan në qendër të qytetit, në shenjë proteste ndaj ligjit të ri dhe rreth 120 prej tyre u arrestuan. Gjithashtu, gjatë manifestimit u përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji.

Ndërkohë, rreth 200 politikanë nga gjithë bota, përmes një deklarate të përbashkët kanë kritikuar Kinën për veprimet e saj.

Projekt/vendimi, siç njihet përpara se të aprovohet nga Kongresi Kombëtar i Popullit, përfshin thënien se Hong Kongu duhet të përmirësojë sigurinë kombëtare.

Drafti përmban masa për të parandaluar “tradhtinë, ndarjen, kryengritjet dhe përmbysjen” e regjimit në territor.

Pekini pretendon se ligji është i nevojshëm për të ndaluar dhe ndëshkuar protesta si ato që tronditën Hong Kongun vitin e kaluar, të nxitura nga një ligj që do të lejonte ekstradimet në Kinën mëmë.

Nga ana e saj, Kina ka mohuar zërat se ligji do të dëmtojë investitorët e huaj në Hong Kong, që është një qendër e rëndësishme financiare dhe ka akuzuar disa vende të huaja për ndërhyrje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026