Ligjvënësja demokrate ngre padi për heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

26 Dhjetor 2025 | 21:15

Përfaqësuesja demokrate e SHBA-së, Joyce Beatty ka ngritur një padi duke kërkuar heqjen e emrit të presidentit amerikan, Donald Trump nga Qendra për Artet Performuese John F. Kennedy.
Javën e kaluar, bordi i Qendrës Kennedy votoi për ta riemëruar qendrën e arteve në Qendrën Trump-Kennedy. Beatty pretendoi në padinë e saj se riemërtimi ishte i paligjshëm. Sipas saj ndryshimi i emrit të qendës kërkon një akt të Kongresit.
Të premten, emri i presidentit u shtua në pjesën e jashtme të ndërtesës dhe logoja e faqes së internetit të qendrës tani shkruan “Qendra Trump Kennedy”.
Ndryshimi i emrit është pritur me kritika të ashpra, veçanërisht në Uashington DC, ku qendra ka qenë një pikë referimi ikonike që kur u ndërtua dhe u emërua për nder të Kennedyt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Festimet e Kupës së Botës në Meksikë përfundojnë në tragjedi, humbasin jetën 3 persona nga asfiksia në turmë

Tre persona humbën jetën nga asfiksia, ndërsa mijëra tifozë mbushën rrugët e Ciudad de México gjatë festimeve për Kupën e Botës, njoftoi në orët e...
12:59 | 01/07/2026

Zjarr në një ndërtesë banimi në Belgjikë, dyshohet për viktima

Disa persona besohet se kanë vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë banimi në Antwerp të Belgjikës, këtë mëngjes, njoftoi policia lokale në...
12:42 | 01/07/2026

Rusia mbyll pikat kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë

Rusia ka mbyllur trafikun nëpër disa pika kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë duke filluar nga e mërkura, tha Moska. Deklarata përmend vetëm një...
12:00 | 01/07/2026