“Liqeni Trump”, eurodeputetja gjermane: Është gjë 1 Prilli sot?

25 Shtator 2020 | 10:06

Liqeni i Ujmanit mund të quhet “Liqeni Trump”. I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, thotë se palët janë dakord, por zyrtarë të Bashkimit Europian nuk e mbështesin këtë ide.

Viola von Cramon, deputete e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën, e cilëson si të pakuptimtë një ide të tillë dhe ngre dyshime se Kosova po përdoret për fushatën e Donald Trump që po kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

“Është gjë sot 1 Prilli? Si mundet që dikush të japë diçka të tillë në shenjë mirënjohje për marrëveshjen? Thjesht pjesë e fushatës së Trump”, shkruan eurodeputetja gjermane.

I dërguari special i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell thotë se emërtimi i liqenit ka qenë një çështje serioze e diskutimeve mes dy vendeve.

“Si të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi ka qenë një pikë serioze diskutimi në dialog, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të bëhet një studim i fizibilitetit që të krijohen vende të reja pune në regjion. Andaj të dyja palët vendosën që ta quajnë: Liqeni Trump”, shkruan Grenell.

Kurse Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka “përgënjeshtruar” Grenell duke zbuluar se në fakt nuk ka qenë një dakordësi mes Kosovës dhe Serbisë por një propozimi i tij.

“Kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”, shprehet Hoti.

Lexoni gjithashtu:

Hoti në një mendje me Grenell: T’i vëmë emrin e presidentit Trump liqenit të Ujmanit

Richard Grenell jep lajmin, Liqeni i Ujmanit tashmë do të quhet “Liqeni Trump”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026