Liri nëpërmjet hip-hop, filmi i parë maroken që konkurron në festivalin e Kanës që nga 1962
Filmi i parë maroken që garon për çmimin kryesor në Kanë, që nga viti 1962, hedh një dritë mbi kulturën e hip hopit dhe lirinë e shprehjes
Premiera e Filmit maroken “Casablanka Beats” u shfaq në Festivalin e Filmit të Kanës, duke u bërë produksioni i parë maroken që garon për të fituar “Palmën e Artë” që nga viti 1962.
Protagonistët janë të gjithë aktorë jo-profesionistë, përfshi reperin Anas Basbusim, i cili luan rolin e një mësuesi që përpiqet të inkurajojë studentët të tij të dalin nga normat kulturore dhe të jetojnë ëndrrën e tyre nëpërmjet hip-hop-it.
“Nuk isha shumë nervoz gjatë xhirimeve pasi jam takuar edhe më parë me regjisorin. Kam folur shume me të mbi hip-hop dhe mbi punën time me programin për të rinjtë. Ai i ka ndjekur nga afër projektet tona dhe ka ardhur të shohë koncertet qe kemi zhvilluar. Dhe kjo me lejoi që të familjarizohesha me filmat e tij dhe më lejoi të aktroja natyrshëm pa pasur ndonjë stres”, u shpreh Anas Basbousi, reper dhe njëkohësisht aktor i filmit.
Filmi, me regjisor Nabil Ayouch, ndjek një grup të rinjsh në një qendër kulturore në lagjet e varfra të Kazablankës. Ata përdorin Hip-Hop-in për të shprehur ndjenjat e tyre mbi një sërë çështjesh, përfshi fenë, familjet, kufijtë gjinorë dhe terrorizim.
“Ajo që është vërtet interesante është se protagonistët ngrenë pyetje që ndahen me të gjithë të rinjtë nëpër botë. Domethënë, këta të rinj, kur i dëgjon, ata kanë të drejtë, kanë gjithmonë të drejtë, si për Kazablankën, apo në Hong Kong, apo në Kinsasha, Nju Jork ose Paris. Dhe është e mahnitshme të shohësh se si arrijnë të përdorin hip-hop-in si mjet për t’u shprehur, si kundërpërgjigje mbi disa çështje politike, fetare dhe sociale që janë pjesë e jetës së përditshme”, u shpreh regjisori Nabil Ayouch.
“Kasablana Beats” do të shfaqet online dhe në kinema nga data 17 korrik, kur përfundon edhe Festivali i mirënjohur i filmit, ai i Kanës.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta