Lista Serbe kërkon largimin e mbishkrimit “Unë e dua Mitrovicën”
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka miratuar sot propozimin për largimin e mbishkrimit “Unë e dua Mitrovicën”, i cili ishte vendosur nga administrata e kaluar komunale në fillim të tetorit të vitit të kaluar, raporton KosovaPress.
Kjo pikë nuk kishte qenë pjesë e rendit fillestar të ditës që u ishte dorëzuar mediave rreth dhjetë ditë më parë, por u shtua gjatë seancës me kërkesë të asamblistëve të Listës Serbe.
Propozimi u miratua me 10 vota për dhe 5 kundër.
Kundër votuan asamblistët nga Inciativa Qytetare “Veriu për të gjithë”, Marko Jakšić dhe Ivan Miletić, si dhe asamblisit i Demokracia Serbe, Ivan Miletić. Kundër kësaj pike të ditë votuan edhe Aida Ferati-Doli nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Emir Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës.
Mbishkrimi “Unë e dua Mitrovicën” ishte vendosur pasi më 2 tetor 2025 ishte larguar mbishkrimi i mëparshëm në cirilik “Unë e dua K. Mitrovicën”, duke u zëvendësuar me një version të ri në alfabet latin, me zemër të gjelbër dhe stemë të re komunale.
Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
Serbia, përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit
Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun