Lituania kundër celularëve kinezë, zv. ministri: Transferojnë të dhënat e përdoruesve jashtë vendit

23 Shtator 2021 | 11:46

Lituania u kërkon qytetarëve që të mos blejnë celularë të prodhuar në Kinë. Ministria e Mbrojtjes publikoi një rekomandim për të shmangur blerjen e celularëve të rinj kinezë dhe hedhjen e atyre që janë aktualisht në përdorim.

Një vendim i tillë vjen pasi një hetimi nga autoriteti i sigurisë kibernetike, i cili zbuloi transferimin e tepërt të të dhënave në serverët jashtë vendit dhe një aftësi për të filtruar përmbajtjen e asaj çka transmetohet në distancë.

“Pajisjet e hetuara po mbledhin informacione shumë më të tepërta për përdoruesit dhe sjelljet e tyre sesa, pajisjet e prodhuara në SHBA ose Korenë e Jugut, u shpreh Margiris Abukevicius, zëvendësministri i Mbrojtjes në Lituani.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike ka përpiluar një raport për  modelet 5G të shitura nga Huawei, Xiaomi dhe OnePlus.

Rreziku më i madh është raportuar me telefonin Xiaomi Mi 10T 5G. Aplikacionet e sistemit kanë një aftësi të integruar për të zbuluar dhe censuruar rreth 450 terma të tillë si “Tibeti i Lirë”, “Rroftë Tajvani i pavarur” ose “lëvizja e demokracisë”.

Lituania kohët e fundit është përfshirë në një përplasje  me Kinën për hapjen e një misioni diplomatik në Tajvan. Pekini tërhoqi ambasadorin e tij  dhe e detyroi ambasadorin e Lituanisë  të largohej.

Kompanitë lituaneze kanë filluar të përjetojnë vështirësi të mëdha në tregun kinez, por Vilnius ka marrë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026