Premtimet e Ramës për ekonominë, Bushati: U rrit pabarazia, Haxhiu: Ndodhën dy fatkeqësi të mëdha
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu komentuan në emisionin “Shock” të Euronews Albania deklaratën e kryeministrit Edi Rama se është pranë premtimit të tij për hapjen e 300 mijë vendeve të punës.
Nën moderimin e gazetares Bruna Çifligu, dy analistët ndanë qëndrime të kundërta, ku Bushati tha se Rama ka dështuar, ndërsa Haxhiu tha se në tërësi gjërat kanë ecur mirë, por dy fatkeqësitë e fundit kanë përkeqësuar situatën.
Bushati tha se në tërësi qeveria e Ramës ka dështuar në të gjitha pikat kryesore të ekonomisë. Sipas tij kjo ndodhi pasi ekipi i tij qeverisës “kaq di të bëjë” dhe “kjo pa-aftësi” e ka zhytur në një pabarazi më të madhe vendin mes të pasurve dhe të varfërve. Bushati e konsideroi deklaratën për rreth 225 mijë vende pune të hapura, si deklaratë të pavërtetë. Ai tha se shifrat e përmendura janë kryesisht prej formalizimit dhe jo hapjes së vendeve të reja pune.
Haxhiu u mundua ta justifikojë se gjatë dy viteve të fundit vendi ka kaluar “dy fatkeqësi” si tërmeti dhe pandemia që sollën situata të vështira. Ai kujtoi duke iu referuar deklaratave të institucioneve ndërkombëtare të ekonomisë se Shqipëria ka pasur rritje të vazhdueshme ekonomike gjatë qeverisjes së Edi Ramës.
Haxhiu replikoi duke thënë se me formalizimin e rreth 225 mijë vendeve të punës është shënuar një arritje, se “juridikisht vendet e punës nuk kanë qenë” dhe se në njëfarë mënyre premtimi është arritur. Ai tregoi se ishte i mendimit se gjatë qeverisjes së Ramës shtresa e mesme është rritur dhe hodhi poshtë pretendimet e Bushatit se ka pasur një theksim të pabarazisë.
Bushati replikoi duke këmbëngulur se shtresa e mesme nuk është rritur fare dhe se aktualisht “më shumë taksohet truri se sa kapitali”. Ky pretendoi se qeveria ka tatuar me 23% të pagës profesionet e lira si inxhinierët, dhe këmbënguli se “një oligark paguan sot taksa më pak se një inxhinier, apo shkencëtar”.
Haxhiu e justifikoi mënyrën e taksimit me faktin se drejtuesit e sipërmarrjeve të mëdha kanë përgjegjësi më të mëdha, si për shembull punësimin e mijëra punonjësve dhe kjo duhet vlerësuar më shumë se sa prodhimet, apo produktet individuale.
Debat të fortë nxiti edhe çështja e borxhit publik, ku Bushati kujtoi se në kohën kur ishte në opozitë Rama, Shqipëria e kishte borxhin publik rreth 70% ndërkohë që sot ky borxh ka kaluar 80%.
Ndiqni emisionin e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Largimet drejt PS, Baton Haxhiu: LSI-ja është në rënie të lirë. Bushati: Është parti klienteliste
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta