Në ”Ilva Now” diskutohet efekti i listave në zgjedhje
Partitë politike paraqitën mbrëmjen e së hënës, në tejkalim të afateve për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet, propozimet e tyre për parlamentin e ardhshëm.
Për drejtuesen e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë, Jonila Godole, nga listat e kandidatëve ajo e Partisë Socialiste ishte “surprizuese në formë”, por “jo në përmbajtje politike”. Nga ana tjetër ajo e cilësoi gjithashtu jo “kush e di çfarë” edhe listën e kandidatëve të PD-së, për të cilën ajo tha se qytetarët në përgjithësi kishin pritshmëri më të mëdha.
Drejtuesi i Infocip, Gerti Shella ishte i një tjetër mendimi, sipas tij risitë ishin te lista e kandidatëve të PS-së, ndërkohë që ngriti pretendimin se me sistemin e ri zgjedhor “listat janë formalisht të hapura”.
Lexoni më shumë: Jonila Godole: Lista e kandidatëve të PS-së surprizuese vetëm në formë, jo në përmbajtje
Kandidati i PD-së për deputet, Agron Shehaj u shpreh i vlerësuar për listimin në qarkun e Tiranës. Nga ana tjetër ai kritikoi PS-në për kandidimin e disa kandidatëve me lidhje të dyshimta dhe ndaj të cilëve rëndojnë akuza për abuzime me detyrën apo përfshirje në manipulim votash. Për këtë pjesë ai përmendi kandidatët e PS-së për Durrësin dhe ish-ministrin Damian Gjiknurin, për të cilin kujtoi se rëndojnë akuza konkrete.
Lexoni më shumë: “Gjiknuri duhet të ishte para drejtësisë”, Shehaj: Rama u paraqet njerëzve grupin e skuadrës së korrupsionit
Për juristin Denar Biba pozicionimi në lista në vende poshtë të zakonshmes për emra ministrash apo ish-ministrash nuk i rrezikon ata për të mos-qenë deputetë në parlamentin e ardhshëm. Sipas tij nuk është e vërtetë që listat janë “formalisht të hapura”, pasi vota preferenciale dhe mirënjohja e këtyre politikanëve mund të bëjë që ata të ngjiten sipër në listën përfundimtare.
Lexoni më shumë: Analiza e Denar Bibës: Sa vota i duhen Pandeli Majkos që të mos mbesë jashtë Parlamentit
Jonila Godole riktheu në vëmendje mos-përfshirjen e diasporës sërish në procesin zgjedhor. Ajo e konsideroi si dështim të madh për të gjitha palët dhe tha se përfshirja e emigrantëve do të ndryshonte rrënjësisht “lojën politike” në Shqipëri, me gjasa edhe vetë përbërjen e listave të kandidatëve.
Lexoni më shumë: Mos-përfshirja e diasporës në zgjedhje, Godole: Dështim për të gjitha palët, do ndryshonte tërësisht lojën politike
Qëndrimi i Shehajt, se politikanët e akuzuar për abuzime dhe trafik droge nuk duhet të përfshihen më në politikë, nxiti debate me Bibën. Ky u pajtua me të në parim, por i kujtoi Shehajt se në radhët e PD-së ka pasur gjithashtu të akuzuar, madje dhe me çështje gjyqësore të mbyllura në mënyra të diskutueshme, por pavarësisht kësaj ata vijojnë të jenë në politikë.
Lexoni më shumë: Morali i kandidimit të akuzuarve nxit debat mes Denar Bibës dhe Agron Shehajt
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur