A lidhet largimi i Shahinit dhe Cakajt me shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi? Debati Bushati-Haxhiu
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë debatuar në emisionin “Shock” ndryshimet e fundit në qeveri dhe largimin brenda një periudhe të shkurtër të dy ministrave nga Kosova. Z. Bushati e lidhi këtë fakt me rrëzimin e planit për shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë, por mendim tjetër kishte z. Haxhiu.
“Pse duhet të largohen kur janë të suksesshëm? Ose janë njerëz të pavlerë dhe pilotohen thjesht për një ide siç u pilotuan dy ministrat e ardhur nga Kosova për shkak të planeve që kishte Rama me Thaccin dhe Vuçiçin etj dhe kur ky plan ra ata u anashkaluan të gjithë pa pyetur se si i drejtojnë ministritë e tyre”, u shpreh z. Bushati.
“Lidhje nuk ka Besa Shahini dhe Gent Cakaj me plane që kanë të bëjmë e korrigjim kufijsh, lidhje nuk ka. Lidhje nuk ka sepse janë të gjithë ministra të nëntorit dhe janë shkarkuar dhe emëruar në një moment krize dhe kriza ka qenë demonstrata e studentëve dhe nuk ka pasur lidhje me Kosovën”, u shpreh nga ana tjetër z. Haxhiu.
“Por janë emëruar vetëm 5 muaj pasi Hashim Thaçi foli për shkëmbim territoresh”, shtoi z. Bushati.
“Ajo është koincidencë”, u përgjigj z. Haxhiu.
“Për herë të parë që pas qeverive kolaboracioniste të Luftës së Dytë Botërore për herë të parë dy ministria kosovar pasi Thaçi preku temën. Ti beson te koincidenca në politikë, unë nuk besoj”, vijoi më tej debatin Andi Bushati.
Baton Haxhiu tha se z. Cakaj ishte një ministër i përkushtuar por shprehu keqardhje që nuk zhvilloi asnjë betejë.
“Unë e di që Gent Cakaj është një prej djemve të cilët secila ministri e Jashtme në Evropë do të donte ta kishte një njeri të përkushtuar. Problemi është se ai nuk ka bërë asnjë betejë në Shqipëri dhe në studiot televizive më vjen keq që nuk ka bërë asnjë betejë intelektuale dhe politike”, përfundoi z. Haxhiu.
Ndiqni intervistën e plotë:
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta