Llogaritë bankare në survejim. Miratohet ligji, ngrihet regjistri për gjurmimin e pasurive të dyshimta

14 Dhjetor 2020 | 14:33

Llogaritë bankare dhe kasetat e sigurisë që përmbajnë sende me vlerë të qytetarëve do të grumbullohen në një regjistër qendror dhe do të kontrollohen nga institucionet tatimore.

Komisioni i Integrimit Evropian miratoi projektligjin “Për Regjistrin Qendror Të Llogarive Bankare”, që ka për synim parandalimin e pastrimit të parave.

“Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kushteve për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar në Shqipëri për pastrimin e parave apo të gjitha atyre produkteve të cilat burojnë nga vepra penale, parandalimin e financimit”, tha zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjero.

Vjero siguroi se të dhënat që do të përmbajë regjistri nuk do të ndahen për publikun, çdo informacion do të ruhet në regjistrin që do të ngrihet nga AKSHI deri në 10 vite.

“Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale prevalon dhe në këtë rast”, tha znj. Vjero. 

Komisioni i Integrimit, po ashtu diskutoi dhe miratoi në parim edhe 3 projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe BE për financimin e programeve IPA II mes Shqipërisë,  Maqedonisë së Veriut,  Malit të Zi dhe Kosovës. Shuma e financuar nga BE për vitin 2019 në total kap shifrën e 4.9 milionë euro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026