Lojërat Olimpike – një investim i zgjuar, apo zhytje në borxhe për vendet organizatore?
Ekonomistët prej kohësh pretendojnë se më tepër se konsum, turizëm dhe prestigj, Lojërat Olimpike lënë mbrapa borxhe të mëdha, infrastrukturë shpërdoruese dhe kosto marramendëse për mirëmbajtje. Një studim zbulon se buxheti mund t’i tejkaloi 172%.
Heshtja mbizotëron dyqanet e Tokios, vetëm disa hapa larg vendit të quajtur ‘Fshati Olimpik’. Shpresat kishin qenë për të pasur shitje të mëdha të suvenirëve nga bluzat deri në kukullat tradicionale me logo olimpike për tifozët e sportit nga e gjithë bota.
Por pandemia ka bërë që lojërat që u hapën më 23 korrik, të shihen nga një numër shumë i kufizuar ndjekësish. Shitjet për momentin kanë kapur vetëm 10% të parashikimeve dhe pronarët e dyqaneve shohin me dyshim nga e ardhmja e zymtë. Pritshmëritë për të fituar të ardhura nga Lojërat Olimpike janë të pakta – por sipas ekspertëve, pandemia është vetëm pjesërisht fajtore.
Ekonomistë të ndryshëm kanë kohë që thonë se këto lojëra “në të shumtën e rasteve, mbeten një propozim që i humb shumë para vendeve që marrin përsipër organizmin e tyre.”
Llogaritja e ndikimit ekonomik që kanë këto ngjarje madhështore tek një shtet është pak e ndërlikuar. Organizatorët dhe kritikët bëjnë studime duke marrë parasysh kostot që ndërmerren si pasojë e lojërave si dhe investimet që një qytet do t’i bënte paç kas tyre. Por diçka që është mëse e sigurt është se këto lojëra gjithmonë e tejkalojnë buxhetin. Edhe pse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i refuzon gjetjet e tyre, ekspertë nga Universiteti Oksford kanë zbuluar se çdo ngjarje e Lojërave Olimpike që nga viti 1960 ka shpenzuar mbi parashikimet, me një mesatare që shkon rreth 172%.
Dhe Tokio nuk kishte si të ishte ndryshe.
Kostot e Lojërave të viti 2013 thuhet të ishin $7.5 miliardë dollarë. Në 2019, buxheti zyrtar kishte kapur shifrën $12.6 miliardë dollarë dhe bordi drejtues japonez morri në konsideratë se kostot mund të shkonin të paktën dy-fish i shumës së deklaruar. Ndërkohë, kur merren parasysh edhe masat kundër COVID-19, përfshi koston për testime dhe adaptimin e stadiumeve, vlerës përfundimtare i shtohet edhe një tjetër $2.8 miliardë dollarë më shumë.
Një studim i qeverisë japoneze në vitin 2017, parashikoi që fitimet nga këto Lojëra do t’i tejkalonin kostot, duke llogaritur që do të gjeneronin rreth $127 miliardë dollarë, me anë të investimeve në infrastrukturë dhe konsumit në zona përreth lojërave, nga biletat tek suvenirët, ushqimi, pijet etj. Por, teksa ndeshjet po ndërmerren pa spektatorë, Tokio ka ulur ndjeshëm pritshmëritë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta